AKTUALITET

Video/ Si u organizua ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko në lokalin e famshëm në Tiranë

18:00 - 17.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

TIRANË  – Gjykata e Tiranës ka vendosur dje masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj Blendi Tetës, i arrestuar për “Moskallëzim krimi” për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Teta u vu në pranga dy ditë më parë nga prokuroria nën dyshimet se ishte në dijeni të planit për vrasjen e Malkos, pasi ka drekuar me personat që kanë qenë të përfshirë. Blendi Teta nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se nuk ka lidhje me vrasjen. Seanca në gjykatën e Tiranës është zhvilluar me dyer të mbyllura. Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-Drejtorisë së Pyjores, në rrugën “Dalip Topi” është gjetur i fshehur një automjeti tip skoda, i cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria.




Nga verifikimet ka rezultuar se nga ky automjet natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta. Pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje. Ndërkaq, detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko pak ditë më parë në Tiranë. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar dosjen e prokurorisë që implikon 39-vjeçarin Blendi Teta, i cili u prangos për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’. Mësohet se Teta ishte ulur për darkë me personat e dyshuar për vrasjen në fjalë, shtetasit, L.D. e D.A. dhe disa persona të tjerë. “GSH” mëson se darka ishte në një lokal në posedim të L.D. e E.D. në zonën e ‘Freskut’.

DOSJA E PROKURORISË
“Në këtë vend ku kanë ndaluar L. dhe E. po shikonin në drejtim të automjetit BMW X5 dhe kanë thënë “do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin BMË X5 që ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit, i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente I. ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës sapo kalon kazanët e plehrave.
Automjeti tip Skoda Rromster ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur në vendin e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë shtetasit me iniciale L.D. “do të largohem”. Këtë ia ka thënë, pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin BMW X5 ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte diçka. Leonardi i ka thënë pse do të ikësh dhe ai i është përgjigjur se do të ikte pasi nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit nr.5 Aty ka parë I.S. ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi Manastirit” në trotuar, në anën e spitalit të fëmijëve ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë ujë. Aty është vendqëndrimi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë e verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetueses S.V në rrugën ‘Don Bosko’. Kur taksia e ka lënë përpara hotel “Ferrara” në rrugën Don Bosko është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta, pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetueses së tij ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti BMW X5 ngjyrë e zezë ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë për automjetin të cilin po e ruanin shtetasit, I.S., L.D., E.D. si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB.
Ai (Bledi) është frikësuar në lidhje me këtë ngjarje dhe që nga ai moment, ka patur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes tek vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti BMW X5. Ditën e nesërme ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas përveç shtetasin E.M. Kur e ka takuar ka biseduar me të dhe i ka treguar për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty E.M. është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit tip Golf 5 ngjyrë gri. Pasi e kishte të regjistruar me emrin e tij, dhe kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasi E.D. dhe L.D”,- thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Pas arrestimit ai ka treguar se ditën e ngjarjes ka drekuar në një lokal në zonën e freskut, dhe ka renditur të gjithë emrat që kanë qenë me të. “Kanë qenë duke drekuar në bodrumit e një lokali në zonën e Freskut, i cili është në pronësi të vëllezërve L.D. dhe E.D. Atë ditë kanë qëndruar pikërisht në bodrumin e këtij lokali. rreth orës 20:00 L.D. dhe E.D. i kanë thënë se do çohemi se kemi punë. Tekstualisht “Çohuni çuna se kemi punë” më pas kanë dalë të gjithë dhe kanë hipur në dy automjete. Njëri tip skoda rromster ngjyrë e bardhë me xhama të zinj si edhe një tjetër Golf 5 ngjyrë gri me disqë alumini.” thuhet me tej në dëshminë e tij.
VRASJA
Santiago Malko, një ish-polic i larguar rreth 3 vite më parë nga uniformat blu, në momentin që ndodhi vrasja po udhëtonte me makinën e tij “BMW”, kur i ka prerë rrugën një furgon i bardhë. Dyshimet e para të hetuesve janë se 2 persona hapën zjarr ndaj tij, duke bërë që Malko të humbë drejtimin e makinës dhe të dalë nga rruga vetëm 500 metra më tutje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja, por ka dyshime se ndaj ish-policit janë qëlluar më shumë plumba. Autorët u larguan dhe pak orë më vonë, Policia gjeti një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur vetëm sa për të humbur gjurmët. Për më shumë se dy javë, Polica ende nuk ka identifikuar asnjë autor për vrasjen e Malkos. Ky i fundit rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia. I riu nga Lushnja ishte i martuar me ish-efektiven e Njësisë “Shqiponja”, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, dhe së bashku kishin dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe dhe djalin 14 muajsh.

KUSH ISHTE SANTIAGO MALKO

TIRANË – Santiago Malko, rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje, por u parandalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.
Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga policia.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Dea Riçku, me origjinë nga Dibra, ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës, në njësinë “Shqiponja”, por edhe kjo është tërhequr nga Policia pas problemeve që pati në vitin 2016 Santiago Malko, ku u përfshi në një ngjarje të rëndë kriminale, ku dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përplasën fizikisht, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës mbrëmjen e datës 14 prill 2016. Atë kohë burimet thanë se konflikti dyshohej të kishte ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer. Që atë kohë, çifti u fejua dhe pas largimit nga policia, krijuan jetën e tyre familjare, duke nisur edhe një biznes privat, me veshmbathje. Në këtë biznes ishin të vetëpunësuar ish-policja Dea dhe motra e Santiagos.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.