VIP PAGES

“Ajo tha ‘po’!” Propozimet më të veçanta për martesë të VIP-ave

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Pjesa më e madhe e femrave mendojnë dhe ëndërrojnë ditën e propozimit për martesë dhe më tej se kaq duke i imagjinuar deri në detaj. Kështu që i takon meshkujve ta realizojnë dhe t’i përafrohen sadopak ëndrrës apo imagjinatës së partneres së tyre. Verën që lamë pas, por edhe shtatori që po largohet për pak ditë përmban një larmishmëri propozimesh dhe jo vetëm. Pas martesës unike të Jonida Vokshit në Gjirin e Lalzit radhën e kanë çifte të tjera të celebrojnë dashurinë e tyre. Propozimet janë hapi i parë që të çon drejt përgatitjeve për dasmë. Ato varjojnë nga më të thjeshtat deri tek më të mirëmenduarat në detaje. Më poshtë po ju sjellim një kolazh të propozimeve më të veçanta të bëra nga VIP-at këtë vit.




Olsi Bylyku

Propozimi më i fundit dhe mund të themi, ai që futet në propozimet në ditën e ditëlindjes, është ai i aktorit të humorit, Olsi Bylyku. E dashura e Olsi Bylykut, Egli ka festuar 22-vjetorin dhe në këtë ditë të veçantë aktori nuk i ka ndalur surprizat. Në fillim Olsi e surprizoi Eglin me fishekzjarre e ëmbëlsirë teksa darkonin në një restorant. Por surpriza e vërtet ka qenë në festën e ditëlindjes së Eglit. Aty mesa duket Olsi i ka propozuar për martesë bukuroshes e këtë e ka zbuluar vetë ajo. Egli ka postuar një foto në ‘Instagram’ ku tregon unazën e floririt mbi një biftek të mbështjellë me pluhur floriri. “Një unazë floriri me një gur safiri mbi një biftek prej ari. Çfarë kam bërë për të të merituar?”, shkruan e dashura e Olsit.

propozimet 4 xheni mhillaj propozimet 5 erik lloshi propozimet 6 erik lloshi propozimet 7 blero propozimet 8 blero propozimet olsi bylyku 1 propozimet olsi bylyku 2
<
>

Xheni Mhillaj

Ish-banorja e ‘Big Brother’ Xheni Mhillaj u përfol gjatë për lidhjen e saj me Benardin. Pas daljes nga shtëpia të dashuruarit u ndanë dhe shumë fansa shpresuan se ata do ktheheshin bashkë. Por mesa duket ai ka mbetur në të shkuarën, pasi Xheni ka marrë një propozim të bukur në ditën e saj të lindjes.  Xheni ndau me të gjithë ndjekësit e saj se ditëlindja e saj e 24-t u bë akoma me speciale kur mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj, emri të cilit nuk është bërë i ditur. Ajo ka publikuar foto të trëndafilave të shumtë, darkën romantike si dhe unazën e propozimit të cilit sigurisht iu përgjigj me “Po”. Në edicionin e ‘Big Brother’ Xheni fitoi simpatinë e shumë shikuesve dhe mesa duket e gëzon ende, pasi këtë e vërtetuan urimet e shumta që ajo kishte marrë.

Marsela Çibukaj

Tashmë është publik fakti se Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë duke jetuar një histori dashurie. Dyshja e njohur që prej momentit që Vitmari e pranoi publikisht se ai dhe Marsela ishin në një lidhje, po e jetojnë dashurinë e tyre pa e fshehur tashmë. Marsela për Vitmarin është më shumë se një e dashur, është muza e tij. Albumin me titull “9” ai ia ka dedikuar pikërisht asaj, Marselës.  I ftuar në emisionin “#gjesi” nga T 7 ai shprehet se kjo është një gjë që ai ka dashur t’ia dedikojë asaj në shenjë mirënjohje sepse Marsela ka qenë motori i gjithë këtij albumi. “Ajo është motori i fillimit, vazhdimit dhe përfundimit të këtij albumi. Sepse e kam pasur gjithnjë afër, ka qenë mbështetëse, inspiruese.”,-ka thënë këngëtari. Por kur do ta kurorëzojnë dashurinë në martesë? “Në pranverë”,- është përgjigjur Vitmari, ndërkohë që Marsela ka qeshur dhe ka shtuar se nuk është e vërtetë. “Unë si vajzë nuk mund të them se kur kemi për t’u martuar, sepse së pari, i përket djalit që të bëjë propozimin. Kështu që presim propozimin dhe unazën. Pastaj caktojmë datën.”,- ka treguar Marsela. Ndërkohë që e bukura qëndroi në faktin se propozimi i shumëpritur u bë këtë verë në një ambient afër detit. Por lajmin për dasmën e tyre e nxori gazetari Eraldo Rexho që është edhe mik i të dyve. Për elemente më të detajuara presim rrëfimin e vetë çiftit!

 Erik Lloshi

Këngëtari Erik Lloshi, i cili u martua vetëm pak kohë më parë ka treguar sesi ka qenë propozimi për martesë që ai i ka bërë gruas së tij, Rominës. “Nuk i kam propozuar fare. Asnjë femre nuk i kam propozuar në jetën time. i thashë: “Do martohemi apo jo?,- “Po”, më tha. Kaq. Përse duhet të bëjmë shkencë edhe të përgatisim fjalime?”, tha ai për programin “Treshat” ku ishte i ftuar. Në fakt Eriku paska vepruar si shumica e meshkujve, të cilët romanticitetin dhe dashurinë rrallë e shprehin në propozime aq të detajuara, por të befasojnë në momente të tjera. Në mbrëmjen e martesës, Lloshi e surprizoi partneren e tij, me dedikimin që i kishte bërë përmes një kënge, të cilën pak ditë më parë e publikoi edhe me videoklip.

 Blero

Blerim Muharremi, i njohur si Blero, duket se ka vendosur sërish të martohet. Këngëtari gjatë showt të emisionit Prive, dy vite më parë i ka propozuar martesë të dashurës Afrona Dika. Një mënyrë origjinale dhe unike për të marrë një përgjigje pozitive apo jo? Vetëm pak ditë i ndajnë të dy nga ceremonia në Ranën e Hedhun. Të gjitha detajet e dasmës i dimë tashmë, vetëm presim surprizat që do të rezervojë 21 shtatori.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.