SPORT

Daja: Harrojeni Skënderbeun e lavdishëm, po rindërtohemi

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kthimi i Ilir Dajës dhe fillimi i një projekti të ri me të rinj që vlerësohen si shumë të talentuar, bashkuar me disa “veteranë” të mbetur nga sezonet e mëparshme, bëri që në Korçë të kthehet entuziazmi për Skënderbeun. Por ai ka zgjatur pak javë, pasi korçarët kanë treguar limitet që kanë në këto momente, me përgatitjen e filluar me vonesë dhe të rinjtë që u nevojitet kohë për t’u inkuadruar në lojën e ekipit. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe trajneri Ilir Daja, i cili insiston se të gjithë gabohen kur krahasojnë ekipin aktual me atë të deri dy viteve më parë, që dominonte në Shqipëri dhe shkëlqente në Europë. Në fjalët e tij për RTSH, Daja thekson se të gjithë duhet të harrojnë atë ekip, pasi Skënderbeu aktual nuk është më i tillë.




“Në këto dy ndeshjet e fundit kemi pësuar gola, nuk është mangësi vetëm e mbrojtjes, janë gola që kanë ardhur me pasime të humbura nga ne dhe nuk e prisja. Nuk jemi më Skënderbeu, ai i historisë së lavdishme të futbollit shqiptar dhe në Europë. Ai është cikël i mbyllur, nuk duhet ta paragjykojmë ekipin në atë nivel të lartë, por si të rindërtuar”, tha Daja. Skënderbeu i ri, duhet të tregohet i kujdesshëm ndaj çdo kundërshtari, edhe kur bëhet fjalë për një ndeshje Kupe ndaj një skuadre të kategorive inferiore. “Nuk e mendojmë Teutën, kemi ndeshje të mërkurën me Devollin dhe këto dy ditë do të përgatitemi për Devollin. Pastaj do të mendojmë për Teutën”, tha Daja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.