AKTUALITET

I kërkoi seks studentes për provimet, policia reagon pas arrestimit

09:26 - 18.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet pedagogu i Universitetit të Elbasanit, i cili u denoncua mbrëmjen e djeshme nga një emision telviziv. Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, Denis Himçi.




Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  bënë ndalimin  e shtetasit D.H., 36 vjeç,  pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për  veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në emisionin investigativ “Stop “, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.