SPORT

Konte i mërzitur me paraqitjen: Unë jam më gomari nga të gjithë

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debutimi i Antonio Konte në Ligën e Kampioneve në stolin e Interit, një ditë pasi kishte deklaruar se nuk kishte probleme në një aktivitet të tillë, ka zhgënjyer dukshëm si tifozët e zikaltërve, ashtu edhe vetë trajnerin, i cili nuk është përmbajtur në kritika pas duelit. “Ky nuk është futbolli ynë. Djemtë duhet t’i lini të qetë. Duhet të kemi më shumë personalitet dhe të rritemi shumë. Kur unë flas për rrugëtim rritje, e di se çfarë do të ndodhë këtu. Probleme fizike? Për çfarë po flasim? Duhej të vraponim më shumë se ata dhe të ishim më të egër se ata.




Nuk është se unë vij këtu, prek diçka dhe i kthej në mjellma. Duhet punuar shumë, nuk kemi treguar asgjë nga futbolli ynë. Ne stërvitemi për një lloj tjetër futbolli. Janë hapa rritje këta tanët dhe shumë djem duhet të rriten. Lukaku? Nuk duhet folur për individët. Sot ishim të gjithë poshtë notës kaluese, unë i pari. Në fakt, unë jam më gomari nga të gjithë, nga ata që vendosen në dënim. Nuk stërvitemi me top të gjatë, nuk luajmë kështu. Ne stërvitemi për të ndërtuar loje për të luajtur me një takim, për të dalë nga presingu kundërshtar. Unë nuk bëj këtë lloj futbolli”, ishte deklarata e trajnerit pas duelit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.