KULTURË

Mbahet konferenca “frangjisk A. Santori: Vepra dhe koha e tij”

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Universiteti i Kozencës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e studiuesve nga më shumë se 15 universitete: nga Italia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare me titullin e sipërpërmendur, në nderim të 200-vjetorit të Françesk Anton Santorit. Dje ishte dita e tretë dhe e fundme e kësaj konference. Dy ditët e para të saj u zhvilluan në Cerzeto, ku Santori shërbeu si meshtar; si dhe në Santa Caterina Albanese, vendi i lindjes së tij.




Konferenca u shoqërua me veprimtari të shumta artistike, me pjesëmarrjen e grupeve artistike të komunave arbëreshe.
Në seancën e parë akad. Floresha Dado paraqiti kumtesën “Poezi apo rrëfenjëza të vargëzuara: vëllimi “Satirat” i Santorit. Ndërsa akad. asoc. Shaban Sinani kumtoi për temën “Due monografie in versione manoscritta su Francesco Antonio Santori nell archivio dell’Istituto di Studi Linguistici e Letterari di Tirana”.
Konferenca u përgatit me kujdes e përgjegjësi shkencore nga akademikët Francesco Altimari e Matteo Mandalà.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.