KULTURË

Romani i Aliçkës diskutohet në Francë

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Romani “Valsi i lumturisë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka vihet në qendër të debatit “Emigracioni politik në Europë”. Në kuadrin e ciklit të konferencave «Lexime europiane», Shtëpia e Europës në Paris, drejtuar nga ish-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës dhe njëkohësisht ish-Ministre e Kulturës së Francës, Catherine Lalumière, organizon më datë 17 Shtator një takim-debat mbi romanin «Valsi i lumturisë» i shkrimtarit Ylljet Aliçka, botuar kohët e fundit në Francë.




Debati me temë «Emigracioni politik në Europë», do të ketë si pjesëmarrës, Catherine Lalumière, Ylljet Aliçka dhe profesorin e Universitetit Science Po, filozofin Yannick Prost, të cilët janë ftuar të diskutojnë në prani të medias dhe të ftuarve të tjerë nga mjediset akademike franceze mbi temën e ndjeshme të emigracionit në Europë dhe rastit shqiptar. Romani «Valsi i lumturisë» është botim i shtëpisë botuese Toena, fitues i Çmimit të Ministrisë së Kulturës, 2013 dhe botuar së fundi në Francë dhe Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.