SPORT

Skandali, Crvena Zvezda do të luajë në Kosovë për Kupën e Serbisë

18:00 - 18.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Crvena Zvezda do të luajë në Mitrovicë një nga ndeshjet e vlefshme për Kupën e Serbisë, pasi shorti e ka vënë përballë FK Trepçës, klubit të serbëve të Mitrovicës, që militon në ligat e ulëta të kampionatit serb. Klubi që gjithnjë ka qenë i lidhur me pushtetin qendror të ish-Jugosllavisë dhe sot Serbisë, ka qenë epiqendra e antishqiptarizmit dhe në Luftën e Kosovës, tifozëria e tij ka qenë një nga furnizueset e grupeve të çetnikëve famëkeq.




Por këto nuk mjaftojnë që klubet serbe të mos militojnë në organizimet e veprimtarive që bën federata e Beogradit. Kohë më parë, Federata e Futbollit në Kosovë kishte kërkuar nga UEFA që ta ndalte këtë fenomen, përndryshe do të merrte masa të tjera, pasi serbët nuk humbasin rastin të shkelin Kushtetutën e Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.