Show-Bizz

Zbulohet gjinia/ Lorik Cana do të bëhet baba i një vajze

10:11 - 18.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, së shpejti do të bëhen prindër për herë rë dytë. Lajmi e ëmbël e zbuloi vetë bashkëshortja e tij, Monica Ercoli, pak ditë më parë. Ajo postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku tregonte barkun e rrumbullakosur.Ndërsa ditën e djeshme Monika ka zbuluar edhe gjininë e bebes, duke pohuar se është në pritje të një vajze. Me siguri pas këtij momenti çifti duhet të jetë më i lumtur se kurrë, pasi shumë shpejt një anëtar i ri do të shtohet në familjen e tyre.




Kujtojmë që Monica ka shprehur dëshirën e saj nëse do të lindtte një vajze do ta quante Enkelejda, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit e dyshes.

Loriku dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një djali 4-vjeçar të quajtur Bojken dhe ata e kanë vërtetuar gjithmonë se janë mjaft të dedikuar ndaj tij. Të gjithë kohën e lirë ish-kapiteni ja dedikon vogëlushit dhe me siguri edhe me fëmijën tjetër do të jetë po kaq i përkushtuar si baba.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.