Kryesore

Zgjatja e mandatit të komisionit për Metën, Alimadhi: Të shpërbëhet! Manja: Kemi një plan hetimor

10:33 - 18.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës së re në komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit.Komisioni është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën për zgjatjen e mandatit të komisionit, në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias. Gjithashtu në rend të ditës është edhe miratimi i procesverbalit për mbledhjen e 9 shtatorit ku ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.




Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi kërkoi shpërbërjen e komisionit pasi sipas tij nga dekreti i Presidentit për anulimin e 30 qershorit nuk është prodhuar asnjë situatë e rëndë dhe se po shkelen të drejtat e Presidentit. Nga ana tjetër Manja tha se ka një plan hetimor të miratuar dhe se diskutimet e këtij lloji të propozuara nga Alimadhi do të bëhen në një seancë të posaçme pas mbërritjes së opinionit të Venecias.

Alimadhi: Drejtuesit e institucioneve që kanë të bëjnë me proceset e komisionit hetimor do doja të kishin ftesë e të paraqiteshin para komisionit. Përderisa kishim presidentin do të doja që drejtuesit e institucioneve që kanë anuluar dekretin e presidentit të ishin në komision.

Në fund zgjedhjet u zhvilluan dhe nuk prodhuan situatë shumë të rëndë politike. Zgjedhjet u zhvilluan, ju morët 61 bashki dhe situata nuk është e rëndë. Ose ktheni 61 bashki ose shpërbëni komisionin.

Ngritja e këtij komisioni i privon liritë dhe të drejtat presidentit qoftë zoti Meta apo dikush tjetër sepse nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Në fakt kam kërkuar të shtyhet dhe ju erdhët në idenë time pas dy muajve. Nuk kemi shkelje të rëndë që fajëson Presidentin, sepse presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek interesat e këtij vendi apo shkel të drejtat e shtetasve të Republikës së Shqipërisë.

Manja: Kemi një plan hetimor të miratuar në këtë komision dhe nuk mendoj se duhen djegur etapat. Diskutimi juaj ka të bëjë me diskutimet që ne kemi lënë të bëjmë në një seancë të posaçme pas opinionit të Kom të Venecias. Sot kemi miratimin e procesverbalit, procedurë e këtij komisioni. Është zbardhur dëshmia e Presidentit. Jemi dakord me procesverbalin e mbledhjes së datës 9.9.2019. Miratohet. Si pikë të dytë kemi zgjatjen e afatit të kom hetimor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.