SPORT

Edhe De Jong kundër Valverdes, mbështet hashtagun e tifozëve

18:00 - 19.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ernest Valverde është kthyer në të padëshiruar për tifozerinë katalanas dhe të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e trajnerit. Rezultatet në arenën europiane kanë qenë zhgënjyese dhe për këtë arsye, të gjithë duan që Valverde të largohet e vendin e tij ta zërë dikush tjetër. Ndërkohë, të shumta janë komentet që kritikojnë Valverden pas barazimit ndaj Dortmundit me rezultatin 0-0, ndërkohë që gjërat mund të shkonin edhe më keq.




Ndërkaq, vëmendje të veçantë ka marrë në këtë mes edhe mesfushori holandez Frenki de Jong, të cilin e ka “tradhtuar” profili i tij në “Instagram”. Një nga tifozët e Barcelonës ka komentuar “Valverde OUT” duke kërkuar kështu largimin e trajnerit. Mesfushori i ardhur me bujë te Barcelona i ka dhënë një pëlqim komentit duke bërë që në rrjete sociale dhe jo vetëm të nisin polemikat në lidhje me këtë “incident”. Pak minuta më vonë, De Jong e ka kthyer pas veprimin, megjithatë ishte shumë vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.