POLITIKË

Jorida Tabaku: Një orë para gjyqit të Tahirit, Qato dha dorëheqjen e firmosur dje

15:55 - 19.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoresha e Autoritetin Rrugor Shqiptar, Sonila Qato njoftoi më herët se  ka dhënë dorëheqjen.




“Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore”, shkruante Qato në Facebook.

Ndërkohë ka ardhur reagimi nga ana e Partia Demokratike. Në një postim në Facebook, ish-deputetja, Jorida Tabaku  thotë se me parimin “një vjedhje e madhe, mbuloje me një zhurmë më të madhe Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve”.

“Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!

Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!

Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!

 

Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet”, shkruan Tabaku.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.