POLITIKË

Myslym Murrizi bën paralajmërimin e fortë: Tahiri ka kaseta me përgjime, i publikon sot në 16:00

13:03 - 19.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Myslym Murrizi nga foltorja e Kuvendin ka bërë paralajmërimin e fortë. Sipas deputetit, Tahiri ka kaseta me përgjime dhe ndoshta do ti publikojë sot në orën 16:00.




“Ju kërkoni burg për çdo gjë. Burg për ata që dalin me daulle. Më habiti që Meta kishte quajtur të përshtatshëm nenin për përgjimet. Edhe ju nuk duhet ta kishit bërë këtë kod. Armani terital nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikon kasetat e TVSH-së duken si brigadier. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe.

Mos e shihni si betejë mes jush dhe shokut tuaj të ngushtë të atij me të cilit hapët shampanjën kur ndryshuat emrin e PPSH, filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj. Nga Jorgo në Kajmak, nga shërbeti në kos. Ndaj jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet”, u shpreh Murrizi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.