SPORT

Ngecin Tirana dhe Laçi, Flamurtari humbet, Kamza nuk paraqitet

18:00 - 19.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë luajtur takimet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në grupet A dhe B, sfida që nuk dhuruan befasi dhe konfirmuan dëshirën e pretendentëve për t’i shkuar deri në fund veprimtarisë, me përjashtim të takimeve Shënkolli-Tirana dhe Elbasani-Laçi, ku bardheblutë dhe kurbinasit kanë barazuar me rezultatin 0-0, duke e lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit, ndërsa Flamurtari vijon krizën totale edhe në Kupë, duke u mposhtur në Koplik 3-2 nga Vele, ku është mposhtur nga Veleçiku.




Fituesit në fuqi të Kupës, Kukësi, ka triumfuar në Peqin 3-1 ndaj Shkumbinit, ndërsa kampionët e Partizanit kanë mposhtur 3-0 Vorën. Skënderbeu ka thyer Devollin në “derbin” lokal me shifrat 4-1, ndërsa Vllaznia ka mposhtur Burrelin 1-0 në transfertë. Bylisi ka shkatërruar Pogradecin 4-0, por ndeshjen më të lehtë e ka pasur Apolonia, e cila ka fituar 3-0 në tavolinë, pasi Kamza nuk është paraqitur fare në Fier, duke konfirmuar se është në krizë totale pas goditjes së rëndë që mori sezonin e shkuar, kur FSHF-ja e zbriti dy kategori më poshtë pas dhunës ndaj gjyqtarin Hamiti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.