SPORT

PSG dërrmon Real Madridin, paqe spektakolare në Atletiko-Juve

18:00 - 19.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është mbyllur dhe e mërkura e Ligës së Kampioneve me ndeshjet e para të katër grupeve të para të kësaj veprimtarie. Sfida më e rëndësishme e mbrëmjes, ajo mes Paris Sën Zhërmenit dhe Real Madridit është mbyllur me fitoren e parizienëve, të cilët kanë nënshtruar ekipin e Zidanit me rezultatin e pastër 3-0. Angel Di Maria, ish-lojtari i madrilenëve, i ka udhëhequr francezët te fitorja me një dygolësh në pjesën e parë, ndërsa Munie në kohën shtesë vulosu rezultatin e përgjithshëm 3-0. Në sfidën tjetër të grupit A, Klub Bryzh dhe Gallatasaraji janë ndarë në një barazim pa gola.




Në grupin B Bajerni i Myhiut i ka treguar Crvena Zvendëz të gjithë forcën e tij, duke evituar surprizat dhe duke fituar 3-0. Koman çeli serinë e golave në minutën e 34-ët, ndërsa Levandovski në të 80′-ën dhe Myler në të 90′-ën e bënë më të bukur mbrëmjen për tifozët në “Allianz Arena”. Ndërkohë në Athinë, Olimpiakosi ka barazuar me Totenhemin 2-2. Anglezët kanë udhëhequr 2-0 në pjesën e parë me golat e shpejtë të Kejn dhe Mourën, ndërsa grekët kanë barazuar me Podencen në fund të pjesën së parë dhe me Valbuenën në të 54′-ën.

Në grupin C, fitore e lehtë e Mançester Sitit, që ka thyer Shakhtor Donjeckun 3-0 në Ukrainë. Kampionët e Anglisë e kanë futur trepikëshin në xhep që në fraksionin e parë me golat e Mahrez dhe Gyndogan, ndërsa në të 78′-ën Gabriel Zhezus ka shënuar golin e tretë. Debutim i hidhur në Champions për Atalantën, që në Zagreb është mposhtur me rezultatin e thelë 4-0 nga Dinamo. Leovac shënoi golin e parë në minutën e 10-të, ndërsa më pas një tregolësh i Orsiç vulosi pokerin e kroatëve.

Në grupin D Atletiko Madrid dhe Juventusi kanë regjistruar një barazim spektakolar 2-2 në “Metropolian” me të katër golat e shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht çel rezultatin Kuadrado me një gol të shkëlqyer dhe pastaj dyfishon Matuidi në të 65′-ën, por Atletiko nuk dorëzohet dhe nga dy goditje standarde do të ndëshkohet Sheznin, fillimisht me kokën e Saviç në të 70′-ën dhe më pas me kokën e Herreras në të 90′-ën. Në takimin tjetër të këtij grupi, Bajern Leverkuseni ka zhgënjyer në shtëpi, ku është mundur 2-1 nga Lokomotiv Moska. Në fakt, të tre golat janë shënuar nga ekipi rus, me Kryshovjak që kalon në epërsi Lokomotivën në të 16-ën, ndërsa 9 minuta më vonë Houedes shënon në portën e tij për barazimin e vendësve. Gjithsesi, fitorja shënohet që në pjesën e parë, kur Barinov në të 37′-ën vulos dhe rezultatin përfundimtar 1-2.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.