AKTUALITET

Foto & Video/ “Ruani veten nga kushërinjtë”, Saimir Tahiri shfaqet i qeshur pas dënimit nga Krimet e Rënda

22:15 - 19.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pak minuta pasi gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda dha vendimin për të. Teksa nuk e kurseu buzëqeshjen dhe ironitë, Tahiri gjatë fjalës së tij tha se nuk qesh dhe as nuk qan dot për vendimin.




“Meqë ca kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim, un ë i bie që kam shpërdoruar detyrën. Më lini ta përtyp, nuk qesh dhe nuk qaj dot. Nesër do ju ftoj që të ndajmë ca mendime. Mu duk një gjë që; je i pafajshëm, por skemi këllqe që ta themi. Ca t’ju them, ruani veten nga kushërinjtë”, tha ai i buzëqeshur para kamerave.

Pas 8 orë debatesh e diskutimesh, gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri dënohet për shpërdorim detyre, bien akuzat për grup kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge. Si përfundim, Tahiri do të dënohet me shërbim prove dhe i shpëton burgut përfundimisht.

tahiri i lo9dhur tahiri del 333 1568923608_tahiri2 tahiri o lodhu r88 1568923599_tahiri33 ttttttttttttttttttt tahirritakon ee tahoirio ikekek tahiri del 00
<
>

Tre gjyqtarët që patën  në dorë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ishin Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Prokuroria i nisi hetimet në vitin 2017 duke e akuzuar Tahirin si pjesë e grupit kriminal, i cili së paku në 4 raste ka ndihmuar grupin e Habilajve për të kryer trafikun e lëndëve narkotike.

Prokuroria pretendon se në një rast policia preu 5 mijë bimë kanabisi në Vlorë, por pastaj u largua pa i asgjesuar dhe se trafikantët e morën produktin gjysmë të gatshëm. Episodi aludon se policia u përdor si krah pune nga grupi i trafikantëve.

Akuza u fokusua kryesisht të dëshmonte përmes përgjimeve të trafikantëve të ndryshëm lidhjet që këta kishin me oficerë të policisë.

Ndërkohë në pjesën e dytë që u lexua nga prokurori Arenc Çela, akuza u fokusua te provat dhe rrethanat që lidhin ish-Ministrin e Brendshëm me vëllezërit Moisi e Floirian Habilaj. Prokuroria përmendi në këtë rast përgjimet mes Moisi Habilajt dhe të vëllait Florianit në të cilat përmendet “shefi i madh”.

Po ashtu u ripërmendën përgjimet e realizuara nga anti-mafia italiane në të cilat Moisi Habilaj dhe partnerët e tij përmendin ish-ministrin e Brendshëm dhe po ashtu aludojnë për dhurata në bizhu për të afërmit e tij. Prokuroria përmendi dëshmitë e dy shitësve italianë dhe njëkohësisht edhe dy biseda të një personi të tretë, pjesë e grupit që i mburrej dikujt për afërsinë e Habilajve me ministrin.

Po ashtu prokuroria përmendi angazhimin e vëllezërve Habilaj në rregullimin e një skafi që ishte përdorur nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për të shkuar me pushime. Prokuroria paraqiti si provë faktin se Moisi Habilaj ishte paraqitur në një prej pikave hyrëse në vend me dokumente të skafit ku emri i ish-ministrit ishte shënuar si kapiten dhe po ashtu rezultonte si personi që kishte paguar disa prej shpenzimeve të personave për rregullimin e skafit në Itali.

Sipas prokurorisë përgjimet dhe provat e tjera tregonin se mes palëve kishte pasur kontakt dhe njohje. Në fund Çela lexoi tre akuza për Tahirin, përfshirë atë të trafikimit të narkotikëve si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në tërësi për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela prokuroria kërkoi 12 vjet burg, të cilave u zbriten 4 vjet  për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.