AKTUALITET

Video/ Amnisti për gratë e dënuara, Gjonaj jep lajmin: Kush përfiton nga projektligji

09:41 - 20.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një interpelancë me gratë, të cilat vuajnë dënimin në IEVP “Ali Demi” në kryeqytet.  Ky projektligj ka si prioritet gratë, ndërsa Gjonaj dha detaje se kush prej tyre përfiton nga kjo amnisti. Sipas Gjonajt, në projektligjin e ri janë parashikuar masa lehtësuese për të gjitha gratë, që iu ka mbetur më pak se tre vjet nga koha e dënimit, ndërkohë gjithashtu përfitime nga amnistia do të kenë edhe gratë që janë në moshën 55-vjeçare.




“Është përgatitur një studim duke marrë një për një kartelën ligjore për të gjitha gratë dhe kemi parë periudhën e që iu ka mbetur. Ne do të arrijmë  në konkluzionin  se grave që ju ka mbetur  nën tre vjet burg do të rishikohen me amnisti.  Një ndër kriteret e amnistisë është edhe mosha.  Po shihet edhe kriteri i moshës. Gratë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, por duke marrë edhe kohën e dënimit në tre vjet si dhe ato që janë nën tre vjet do përfitojnë nga amnistia. Amnistia e përgjithshme është një fakt që iu gëzon shumë”- tha Gjonaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.