Kryesore

Çfarë po ndodhë në Shkodër/ Rama nis “furtunën”, pritet të largohen 80% e drejtorëve rajonalë

12:43 - 20.09.19 gsh

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Velipoje koordinatorët e Veriut, ndërsa të pranishëm janë edhe ministri Sandër Lleshaj, Senida Mesi, kryetari i bashkisë  Lezhë dhe deputet të PS-së . Gazetari i “BalkanËeb” , Senad Nikshiqi ka mësuar detaje nga mbledhja e shefit të qeverisë më koordinatorët e pranishëm. Burime nga mbledhja bëjnë më dije se  80 % e drejtorëve do të largohen në të gjithë bashkitë e qarkut Shkodër.



“80% e drejtoreve do ikin për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Është kërkuar vlerësimi i performancës së institucioneve me varësi nga qendra”-thanë burimet.

Temë tjetër që është diskutuar në mbledhja ka qenë ajo e analizës së buxheteve të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale, të cilat janë kërkuar prej shefit të qeverisë që të “skanohen”  në detaje për ecurinë e tyre në terren.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *