AKTUALITET

Ish-të përndjekurit, 1000 përfituesit e këstit të tretë

16:02 - 20.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë në total 1000 përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave dhe kanë kohë deri në 28 shtator për të plotësuar dokumentacionin që u mungon në dosje. Burime zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se trashëgimtarët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentacion. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e përfituesve me të gjitha detajet për çdo dosje. Në listën e publikuar shënohet me “V” në rastet kur dokumenti është në rregull, me “X” kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.




Dokumentet
Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevo-jshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.