OPINION

Mafia e drogës veten nuk e dënon!

07:40 - 20.09.19 Sali Berisha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miq, parodia e procesit Tahiri që përfundoi, fakton në mënyrë përfundimtare se mafia e drogës veten nuk e gjykon dhe nuk e dënon!




Ky vendim i turpshëm është i ngjashëm me ato të karteleve, në të cilat droga, trafiqet janë meritë dhe jo krim dhe kumbarët kryesor mbrohen e nuk dënohen.

Narko prokuroria, siç kanë faktuar mediat fakte thelbësore dhe prova përvëluese të bashkëpunimit të Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe s’i trajton si të tilla në aktakuzën e saj.

Narko prokuroria kërkon për veprat penale që e akuzon nga se paku 40 vite burg vetëm 12 vite.
Narko gjykatësit mezi priten t’i kërkonin ndjesë Saimir Trafikut se ishte i pafajshëm, por të detyruar dhe vetëm sa për sy e faqe të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve po i japin një akuzë koti për abuzim detyre dhe jo kurrë për kanabizimin së bashku me shefin e madh Edvin Mafinë të mbarë vendit, sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetëm porosinë e tij.

Si përfundim miq, ky proces dëshmon përfundimisht se për narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë shteti ligjor nuk ekziston. Vetëm qytetarët shqiptarë me guxim dhe sakrifica mund të nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies se drogës të kryesuar nga Edvin Mafia!

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sa keq! Ish presidenti i vendit, ish kryeministër dhe profesor, të jetë katandisur në këtë gjëndje degradimi moral dhe psiqik. A ndjen ndopak ky njeri se çfarë ka bërë vetë dhe a e vret sado pak ndërgjegjia për to? Kushdo mund të flasë për tërë ato që kanë ngjarë apo po ngjasin në vendin tonë, që nga krimet, korrupsioni në ekonomi e drejtësi, degradimi i politikës etj etj, por jo nga ky gjëmëmadhi, që i ja në kurriz të gjithë klto fenomene.

    Përgjigju ↓