Kryesore

Senida Mesi kryebashkiake e Shkodrës? Ja si përgjigjet deputetja

14:06 - 20.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fund të mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e veriut në Velipojë, deputetja Senida Mesi dha detaje shtesë për tematikat që janë diskutuar brenda mbledhjes. Ajo u pyet nga gazetarët për ngërçin e krijuar në bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit.




Deputetja e PS-së theksoi se në mbledhjen e sotme në Velipojë nuk është diskutuar fare për ngërçin e krijuar në Shkodër, por shtoi se vëmendja ka qenë tek vlerësimi i shërbimeve në bashkitë e tjera të qarkut të Veriut, me përjashtim të Shkodrës. Por a e sheh Mesi veten si kryetare  e ardhshme e Bashkisë Shkodër, ish deputetja u përgjigj si vijon:

Intervista para mediave:

Mesi: Ishte mbledhje rutinë nën lidershipin  e kryeministrit që është njëkohësisht edhe kryetar i Komunitetit drejtues për veriun. U diskutuan problematikat dhe vendimmarrjet e rëndësishme duke filluar nga kryetarët e bashkive. Vlerësimi i përformancës, vlerësimi i buxhetit, vlerësimi i shërbimeve qe janë formuar apo duhet të ofrohen në bashkitë tashmë rishtazi të krijuar, sigurisht  me përjashtimin e bashkisë së Shkodrës.

Pyetje: Ka një zgjidhje për këtë ngërç dhe a do të jeni ju një prej emrave që mund do merrni  postin e kryebashkiakes, nëse nuk e zgjedhin?

 

Mesi: Në këtë mbledhje nuk është diskutuar as ngërçi dhe as problematika në lidhje me kryetarin e bashkisë Shkodër. Bëhet fjalë për disa qarqe si Lezha, Kukësi, Dibra, të cilët diskutojnë disa problematika. U diskutua edhe elementi i dytë, që është elementi i organizmit të PS,  që të jemi sa më pranë komuniteteve, që të zgjerojmë partinë  me persona që duan të aderojnë  në parti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.