SHËNDET

Shumëllojshmëri frutash me përfitime të ndryshme…

15:35 - 20.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfitimet shëndetësore që ne marrim nga hurma




Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si frutat më të shëndetshme në planet. Ky frut tretet shpejt dhe ju mban të ngopur. Ato janë pasur me fibra natyrore, të cilat janë parësore në funksionimin e duhur të zorrëve. Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm.

Hurmat ndihmojnë për të reduktuar:

aneminë

hipertensionin

kolesterolin e lartë

diarre

Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit. Rekomandohet gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna. Përveç kësaj, hurma ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën. Ato ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi.

 

Luleshtrydhet, fruti që lufton rrudhat

Përveç të mirave për shëndetin, luleshtrydhet janë një aleat i vlefshëm edhe për bukurinë tuaj: në fakt, për të luftuar rrudhat në regjimin tuaj të ushqyerjes, përveç luleshtrydheve, ju mund të përgatisni edhe një maskë të bërë nga vetë ju.

Mjafton që luleshtrydheve t’u hiqni bishtin dhe t’i shtypni derisa të formoni një masë kremoze dhe më pas ta masazhoni mbi fytyrë, duke e lënë ashtu për 20 minuta përpara se ta shpërlani.

Falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe yndyrave të pakta, ato e ushqejnë deri në fund lëkurën tuaj, duke favorizuar rigjallërimin e qelizave dhe duke ju garantuar një lëkurë të butë dhe të shndritshme nga pastërtia.

 

Mandarinat, më shumë se sa thjesht një frut i shijshëm!

Mandarinat janë fruta të shijshme dhe janë perfekte për tu konsumuar gjatë dimrit. Por a e dini se ato janë më shumë se vetëm fruta të shijshme për trupin tonë?

Mandarinat mund t’ju ofrojnë 80% të vitaminës C ,gjithashtu  janë  burim i pasur me karotenoide, të cilat mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e kancerit të mushkërive.Një studim i publikuar në “Cancer Epidemiology, biomarkers”, thotë se konsumimi i mandarinave nga duhanpirësit, mund të reduktojë  kancerin e mushkërive në 37 %.

=>Hulumtimi i cili u zhvillua në Japoni, tregoi se lëngu i mandarinave mbron kundër infeksionit me hepatitin C dhe kancerit të mëlçisë.

=>Mandarinat përmbajnë fibra, të cilat përveçse ju sigurojnë kolesterol më të ulët, janë të dobishme për lehtësimin e kapsllëkut.

=>Ky frut rekomandohet të konsumohet nga njerëzit që vuajnë nga diabeti.

=>Vaj aromatik esencial i mandarinës vepron si një antiseptik efektiv natyror.

 

Sa sëmundje shëron Ftoi?

Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.

Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se ftoi ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut. Një veprim të mirë me një dietë ku të jetë përfshirë ftoi do të kenë dhe ata që janë prekur nga tuberkulozi, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e syve, anemia, astma, stresi, etj. Në mjekësinë popullore është përdorur fruti, farërat dhe gjethet e thara. Receta të ndryshme me këto ndihmojnë për shërimin e sëmundjeve të stomakut, zorrëve, kollës, diarresë, etj.

Ftoi dhe cilësitë e tij shëruese:

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë, si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera. Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti.

Bërthamat në shije të bajameve të hidhura dhe janë pa erë.

Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken. Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditësh së pjekjes së plotë. Të ruhen në vende të thata me ajër.

Ftoi është i ushqyeshëm:

Ai përmban vitamina A dhe C, sheqer, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Ftoi është i pasur me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qyshkur për këtë qëllim dhe përdoren në mënyrë pozitive kundër adsiarresë, dizanterisë dhe të vjellave. Ftoi përdoret për forcimin e organizmit të pleqve, si dhe për forcimin e trupit të dobësuar të personave që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë. Për ata persona përgatitet ky ilaç i preferuar mund të merren 2 kokrra ftonj, priten në copa të imëta dhe futen në 1 enë ku përzihen me verë të bardhë. Lihen të mbuluara prej 7-10 ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.