AKTUALITET

Vizat emigruese në SHBA, ambasada: Ku mund të drejtoheni për peticionet në pritje

15:40 - 20.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për një vizë emigruese duhet të presin përgjigje mbi kërkesat e tyre nga Qendra Kombëtare e Vizave e cila cakton edhe datat e takimeve. Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook ka theksuar se kandidatët për pyetjet që kanë lidhur me peticionet në pritje, duhet ti drejtohen zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare USCIS. “Keni pyetje në lidhje me kërkesat për viza emigruese? Është e rëndësishme të dini se zyra e Departamentit të Sigurisë Kombëtare USCIS i përpunon ato kërkesa dhe Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për vizë, kështu që ju duhet t’u bëni atyre pyetje që mund të keni në lidhje me peticionet në pritje”,- bëjnë me dije ekspertët e Ambasadës Amerikane.




Hapat për aplikim
Ligji i Sh.B.A.-së për Emigracionin parashikon lëshimin e vizave të emigrantëve në katër kategori të përgjithshme: të afërm të ngushtë, të bazuar në familje, të bazuar në punësim, dhe Programin e Vizave të Emigracionit të Diversitetit, i njohur si lotari “kartonë jeshile”. “Ka tre hapa të përfshirë në aplikimin për një vizë emigruese. Parashtroni një kërkesë për vizë emigruese pranë SH.B.A. për Qytetari dhe Shërbime të Emigracionit (USCIS). Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) do të përpunojë kërkesën për vizë emigruese. Përgatitni dokumentacionin e kërkuar për paraqitje në QKV. Jini të vetëdijshëm që zyrtari konsullor mund të kërkojë më shumë dokumente në intervistën tuaj të vizave. Merrni pjesë në ekzaminimin tuaj mjekësor dhe intervistën tuaj për vizë emigruese. Rishikoni dokumentet e kërkuara për vizat emigruese”,-bën me dije ambasada. Këto udhëzime zbatohen vetëm në rastet kur kërkohet nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), agjenti ose Seksioni Konsullor për ta bërë këtë. Të gjithë dokumentet do të dërgohen me postë në NVC. “Gjatë gjithë procesit të aplikimit për vizë dhe intervistë ju duhet të tregoni të vërtetën dhe të jepni një informacion të plotë dhe të saktë. Kjo përfshin dokumentet që ju ofroni; ato duhet të jenë legjitime. Nëse nuk e bëni këtë, viza juaj do të vonohet ose mund të konsideroheni të papranueshëm për vizë”,-thonë ekspertët e ambasadës amerikane./vo.du.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.