Gazetari i “News 24”, Erjon Skëndaj raporton se në spitalin Ushtarak janë shtruar deri tani 44 persona të plagosur nga pasojat e tërmetit. Fatmirësisht, askush nuk ka humbur jetën. KA të plagosur me dëmtime në gjymtyrë ndërkohë që mjekët janë në emergjencë. Po kështu, mjaft mjekë janë solidarizuar duke shkuar në spitalin Ushtarak në ndihmë të kolegëve.
Të gjithë të plagosurit janë nga zona Durrës-Tiranë. Tërmeti 5.8 shkallë Rihter që goditi Shqipërinë është më i forti i 30 viteve të fundit dhe e pati epiqendrën tek Kepi i Rodonit.
Shfaq Komentet (0)