BLUETOOTH

Çfarë po ndodh? Baby G puthet me një femër pas ndarjes

18:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa muaj më parë, reperja Baby G u bë kryefjala e mediave për lidhjen e saj të dashurisë me Lim Hotin. Çifti kishte nisur të bashkëjetonte në Tiranë dhe madje sollën edhe një bashkëpunim të titulluar “Pretty Gangster”. Mirëpo, disa javë më parë ata i dhanë fund lidhjes dhe madje bashkëpunimi i tyre u fshi nga “Youtube”.




Arsyet e ndarjes nuk u bënë të ditura, por të dy nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga Lim Hoti, Baby G i ka habitur të gjithë me një video ku shfaqet duke u puthur në buzë me një femër. Videon e ka publikuar vetë reperja në ‘Instastory’, ku edhe e ka etiketuar vajzën. “Të dua”- shkruan Baby G krahas videos, duke na bërë të gjithëve të dyshojmë për marrëdhënien e vajzave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.