Kryesore

“Çudia” pas inspektimit/ Galeria, Opera dhe Muzeu me plasaritje, Teatri Kombëtar pa asnjë dëm

22:07 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare

Pas tërmetit të fuqishëm, Ministrja e Kultures Elva Margariti ka inspektuar disa nga institucionet kulturore, si Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar.



Zyra e shtypit konfirmon për “Gazetën Shqiptare” se ka dëme sipërfaqësore, plasaritje dhe rënie suvash. Sipas ministrisë, muzetë u mbyllën më herët. Dje u inspektuan ndërtesat që paraqiten probleme. “Pasi të evidentohen të gjitha problematikat do vendoset se si do procedohet me hapjen e muzeve në vijim”, tha zyra e shtypit pranë MK. Ndërkaq dy godinat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental nuk kanë pësuar asnjë dëm, çka konfirmohet nga qytetarët e artistët që i ruajnë nga vendimi i qeverisë për t’i shembur.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *