BLUETOOTH

Del provokuese, por pendohet? Ja fotografia të cilën Tayna fshiu nga ‘Instagrami’

18:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo njihet jo vetëm për zërin e veçantë, por edhe për postimet provokuese që hedh në rrjetet sociale por këtë herë mesa duket është penduar. Prej disa ditësh reperja, e cila njihet për hitet e suksesshme, Tayna ndodhet në SHBA.




Menaxheri i reperes tha se ajo ndodhet atje për të realizuar këngën e re, por ndërkohë Tayna edhe po pushon në një resort luksoz. Nga atje reperja ka postuar shpesh foto e video në të cilat shfaqet në shoqërinë e modeles Vildane Zeneli, e cila prej vitesh jeton në SHBA. Mbrëmjen e djeshme Tayna postoi një video ku shfaqej duke pozuar para pasqyrës me pantallona të tejdukshme të bardha dhe një bluzë shumë të shkurtër. Reperja dukej në super formë mirëpo shumë shpejt u pendua dhe e fshiu postimin për arsye që nuk dihen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.