SPORT

Konte: Milani ekip i fortë, por hyjmë për të fituar

14:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Antonio Konte bëhet gati të përjetojë derbin e parë të “Madoninës” në karrierën e tij. I ulur këtë verë në stolin e Interit, ish-legjenda e Juventusit do të ndeshet për herë të parë me Milanin në kuadër të derbit të madh, ndaj emocionet i ka të mëdha. Ai vlerëson Xhampaolon, por thekson se do kërkojë fitoren. “Në derbi ne përballemi me një ekip shumë të mirë siç është Milani, prandaj do të luajmë ashtu siç e meriton të luhet kjo ndeshje. Xhampaolo e mori drejtimin e kuqezinjve, sepse e meritonte.




Të dy kemi bërë një punë të vështirë. Ai e meritonte këtë mundësi të shkëlqyer, ka treguar se është i përgatitur ashtu si mua. Fitorja në derbi do të thotë shumë, pasi sjell gjëra pozitive dhe entuziazëm. Është normale që këtu të dëgjosh shumë kritika dhe thashetheme”, theksoi italiani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.