SPORT

Mema: Jemi gati për Kukësin. Partizani? S’është ai i vjetshmi

12:50 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ardian Mema është gati për dy sfidat e radhës, ndonëse ai për momentin kërkon të fokusohet vetëm te Kukësi, me të cilin do të ndeshet sot. Por natyrisht, kur pas Kukësit vjen Partizani, atëherë është e sigurt që po mendohet edhe për atë përballje, pasi derbi është ndeshja më e rëndësishme në kryeqytet. Mema e vlerëson Kukësin dhe uron që të marrë një rezultat pozitiv, ndërsa për sfidën me të kuqtë, deklaron se Partizani nuk është më ekipi i vjetshëm, çka do të thotë se Tirana është gati të thyejë agjërimin 5-vjeçar ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj.




Kundërshtari
“Kukësi është një ekip shumë i fortë, ka elementë mjaft cilësorë brenda vetes, duhet menaxhuar shumë mirë ndeshja nesër. Na duhet ta përgatisim mirë ndeshjen. Shpresojmë të bëjmë më të mirën nesër dhe të kemi një rezultat pozitiv”.

Rëndësia e sfidës
“Për ekipet e elitës, ndeshja e nesërme dashje pa dashje është test. Ka të bëjë shumë edhe me vazhdimësinë e ekipit. Ideja është që këto ekipe duhet të mirëmenaxhohen dhe nuk duhet të humbasësh”.

Triumfi
“Kjo është më e rëndësishme. Nëse do fitosh është goxha test i mirë. Për të fituar duhet të luajmë goxha mirë gjatë ndeshjes. Nuk duhet të jetë test shansi, por test pune, për të matur forcat tona në raport me kundërshtarin”.

Rikthimet
“Torasa është pjesë e grupit nesër. Nuk do ta fillojë nga fillimi, por do të jetë pjesë e grupit. Ndryshe nga viti i kaluar, Kukësi ka kontingjent të ri lojtarësh, por i kanë ikur lojtarë të rëndësishëm si Shameti dhe Rama, por edhe i kanë ardhur disa të tjerë. Me çfarë kam parë unë, është ekip që e luan topin në 40 metrat e fundit. Është skuadër që të nxjerr probleme. Mendoj se nesër do të mirë ta menaxhonim ndeshjen. Pa diskutim duhen kapur pikat e forta. Kjo do të jetë puna e përbashkët, e imja dhe e lojtarëve. Andi Lila do kohën e vet, akoma nuk është gati. Stërvitet intensivisht, shpresojmë që të kthehet shumë shpejt. Secila skuadër ka specifikat e vete. Mendoj që nesër duhet të jemi të përqendruar. Të jemi ne fitimtarë dhe të jemi ne që ta diktojmë ndeshjen dhe të arrijmë ato çfarë shpresojmë ne si skuadër”.

Të kënaqur me barazim?
“Kjo është një ndeshje futbolli. Ka të mirat dhe të këqijat e veta. Mund të luash shumë mirë dhe ta humbasësh. Duhet t’i bëjmë hyzmetin për të mos humbur. Të shikojmë dhe të matim forcat nesër me kundërshtarët”.

Derbi
“Partizani ka pasur një ecuri jo të mirë këto ndeshje. Elementët brenda ekipit i ka. Çdo gjë varet nga periudha, lojtarët, trajneri i ri. Shpresojmë fillimisht të kalojmë Kukësin dhe pastaj të shohim për Partizanin. Tifozët e Tiranës mezi e presin atë ndeshjen për ta fituar. Unë pa dashje e kam parë Partizanin me Kukësin dhe në finalen e Superkupës, kam parë edhe ndeshjet e tjera. Nuk ka qenë primare të shikoj Partizanin se kam parë ekipet kundërshtare. Nuk mund ta mendoj që javën e parë si mund të luaj me Partizanin. Nuk është Partizani i vjetshëm, kjo është e vërtetë”.

Tifozët
“Ekipi ka hyrë agresiv në fillimin e kampionatit. Tifozët e Tiranës kanë një ndjeshmëri për sa i përket ekipit. Ata e kanë ndjekur Tiranën gjatë gjithë kohë. Pritshmëritë janë të mëdha. Tifozët mezi presin ta shikojnë ekipin në maja. Prandaj mendoj se janë kthyer”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.