BLUETOOTH

Ndahen Danjeli dhe Fotinia? Ja jeta e re ish-çiftit të ‘Big Brother 9’

12:50 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Nga gjithë ajo zhurmë e madhe që bëri fitorja e tyre e deri tek dasma e shumëpritur që nuk u realizua, kemi pothuajse një vit që nuk dëgjojmë të flitet asgjë rreth çiftit fitues të ‘Big Brother’ të fundit, Danjel Dedndreaj dhe Fotini Derxho. Edhe pse ata realizuan celebrimin e martesës live, në television, tanimë ka kaluar shumë kohë prej asaj dite. Dikur ata postonin shpesh foto pranë njëri-tjetrit në faqen e përbashkët që kishin në ‘Instagram’ me emrin “La Fo Da”. Kjo faqe ka qenë e mbyllur prej disa muajsh dhe Fotini së fundmi ka arritur ta marrë sërish nën emrin e saj. Mirëpo menjëherë janë vënë re ndryshimet që ka bërë ish-banorja. Fotinia e ka hequr emrin e Danielit duke vendosur vetëm emrin e saj dhe ka fshirë çdo foto që ata kishin bashkë dhe jo vetëm.




fotini 6 fotini 7 fotini 8 fotini 1 fotini 4 fotini 11 fotini 10 fotini 9
<
>

Në fillim të ‘Instagram’-it vihet re emri i saj dhe mbiemri jo i Danielit, Dedndreaj por Drexho.  Tanimë në faqen e tyre në Instagram janë vetëm fotot e Fotinisë nga udhëtimet apo foto me familjarët. Në një ndër fotot vihet re që ajo i bën një dedikim të thellë dashurisë më të madhe dhe të vetme në jetën e saj që tanimë nuk është Danjeli por vëllai i saj. Nuk dihet ende arsyeja që çoi në ndarje një nga çiftet më të preferuar të publikut, dhe edhe pse jemi munduar të kontaktojmë me të dy, prej një viti nuk pranojnë asnjëri prej tyre të prononcohet. Pra, nga dasmë tanimë një ndarje e heshtur ka ndodhur mes tyre. Ndërkaq nga ana tjetër, Danjeli ka fshirë çdo llogari të tijën në rrjetet sociale Instagram. Ndërsa në ‘Facebook’ ka vetëm një llogari boshe me miqtë e familjarët e tij, ku një ndër ta ndiqet dhe nga Fotini. Të jenë mbyllur vërtetë marrëdhëniet mes tyre? Pritet të shohim reagimin e “çiftit”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.