Sociale

Raundi i dytë i regjistrimeve, pse duhet të bëheni pjesë e “Luarasit”

13:10 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Brenda ditës së sotme, të gjithë maturantët që ende nuk kanë aplikuar apo regjistruar në raundin e parë, kanë mundësinë të bëhen pjesë e universitetit “Luarasi”. Ky i fundit fton të gjithë të interesuarit që gjatë plotësimit të formularit A3 të përzgjedhin programet e studimit në këtë IAL, që do ti hapë dyert e suksesit. “Universiteti “Luarasi” njofton të gjithë maturantët që nuk kanë aplikuar ose nuk janë regjistruar në raundin e pare, se kanë një tjetër mundësi për t’u regjistruar në Universitetin “Luarasi” nëpërmjet Raundit II. Kujdes! Maturantët duhet të aplikojnë në Portalin U-Albania gjatë datave 19-21 shtator për të pasur mundësi të vazhdojnë studimet e tyre të larta në Universitetin “Luarasi”. Ju mirëpresim! Edukojmë mendje, ndryshojmë jetë!”,-bën me dije stafi akademik i universitetit “Luarasi”.




Programet e studimit
I pozicionuar në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit, me një infrastrukturë të shkëlqyer dhe kushtet më të mira për mbarëvajtjen e mësimit, universiteti “Luarasi” është një ndër opsionet më të mira për maturantët. Deri më tani universiteti “Luarasi” ka dëshmuar se është lider në mësimdhënie dhe i kushton një rëndësi tejet të veçantë gërshetimit të teorisë me praktikën, duke sjellë pranë studentëve ekspertët më të mirë e metodat më bashkëkohore në treg. Ky universitet ka tri fakultete, atë të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit, të cilat ngjallin shumë interes te maturantët. Pas shpalljes së rezultateve të akreditimit të shkollave të larta publike dhe shtetërore, universiteti “Luarasi” është akredituar maksimalisht për gjashtë vite, duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit, duke u bërë kështu alternativa e parë për maturantët. Tashmë është e vërtetuar se mbi 80% e studentëve të “Luarasit” punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit, në një kohë që shumë prej të diplomuarve vazhdojnë studimet doktorale në universitete prestigjioze ndërkombëtare.

Këshillimi i karrierës
Edhe këtë vit “Luarasi” u angazhua në një fushatë intensive të këshillimit të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, kudo në Shqipëri. Fakt është që në të gjitha gjimnazet e mëdha është ofruar këshillim cilësor karriere, nga stafi akademik dhe administrativ i “Luarasit”, me një pjesëmarrje të vetë rektorit Et’hem Ruka, zv.rektorëve, dekanëve, përgjegjësve të departamenteve, si dhe administratorëve të “Luarasi”, duke treguar kështu një kujdes të veçantë për të ofruar më të mirën e mundshme nga i gjithë stafi drejtues. Maturantët, pas leksioneve të hapura, kanë treguar interes të madh dhe kanë kërkuar të regjistrohen sa më parë te “Luarasi”. Universiteti “Luarasi” si institucion i vlerave merr përsipër jo vetëm jetën dhe aktivitetet akademike, por edhe përgjegjësi sociale për të përkrahur më të talentuarit nga të gjitha shtresat dhe fushat, duke mbështetur me bursa bazuar mbi parimin e meritokracisë dhe motivon nxënës dhe studentë të ekselencës që përzgjedhin “Luarasin”.

Punësimi
Te “Luarasi” janë diplomuar qindra studentë, për të cilët tregohet kujdes i veçantë të marrin dijet më të fundit, në mënyrë që të punësohen brenda vitit të parë pas diplomimit. Studentët janë padyshim fytyra e “Luarasit”. Të ardhmen e tyre ia kanë besuar universitetit që bën diferencën. Disa janë pjesë e intershipeve në kompanitë e grupit “Hysenbelliu Grup”, ku u jepet mundësia që dijet teorike t’i vendosin në praktikë. Studentët e “Luarasit”, institucion arsimor që është pjesë e “Hysenbelliu Grup” me president zotin Irfan Hysenbelliu, mund ta quajnë veten me fat në krahasim me studentët e universiteteve të tjera, pasi kanë një mundësi më tepër për të gjetur një punë në gjirin e gamës së gjerë me 20 kompani që ka grupi. Zyrat qendrore të “Hysenbelliu Group” kanë mirëpritur studentë të Kolegjit Universitar “Luarasi”, të cilët kanë kryer praktikat mësimore. Në tregun e punës studentët e të diplomuarit në “Luarasit” janë nga më të kërkuarit, sepse politikat e universitetit janë që të ndiqet zhvillimi dhe promovimi i gjithsecilit. Statistikat e “Luarasit” tregojnë se rreth 80% e studentëve të diplomuar janë punësuar menjëherë pas përfundimit të studimeve, ndërsa të tjerë e kanë mbushur rrugën e dijes me specializime të mëtejme në Universitetin Cambridge të Londrës, Oxford, La Sapienza në Romë, apo në disa universitete në Paris e më gjerë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cilësia e lartë e mësimdhënies, vlera e diplomave në tregun e punës, jeta e gjallë studentore, lidhja e formimit teorik me veprimtarinë e gjallë praktike janë një ofertë e hapur për maturantët që duan diploma të merituara në fushën e drejtësisë, të ekonomisë dhe në teknologjinë e informacionit e inovacionit.

Karakteristikat e universitetit:

-Akredituar maksimalisht për 6 vite.
-Infrastruktura mësimore moderne bashkëkohore.
-Besueshmëri e lartë publike.
-Personel akademik i kualifikuar dhe me eksperiencë në aktivitet shkencore dhe profesionale.
-Besueshmëri e lartë e diplomave të lëshuara nga universiteti “Luarasi”.
-Mbi 80% e studentëve punësohen brenda gjashtë muajve mbas diplomimit.
-Shumë prej studentëve tanë vazhdojnë studimet doktorale në universitete prestigjioze ndërkombëtare.
-Studentët janë në qendër të vëmendjes sonë.
-Ofron bursa studimi për arritjet në fushat akademike, arte, sporte, lidership, si dhe kategoritë sociale në nevojë etj.
-Edukim cilësor ndërdisiplinor sipas praktikave më të mira -bashkëkohore.
-Nivel i lartë i ndërveprimit ndërmjet pedagogëve dhe studentëve.
-Në zemër të filozofisë sonë qëndron liria akademike, solidariteti, kreativiteti, inovacioni si dhe forca për t’u përballur me sfidat e shumta të shekullit XXI.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.