Show-Bizz

Rudina Dembacaj ndahet nga bashkëshorti, shkak një lidhje e re dashurie me ish-deputetin

11:55 - 21.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas tre vitesh martesë e deklarata të ëmbla dashurie i ka ardhur fundi edhe martesës së Rudina Dembacajt me Aleksin.  Mediat onlinë “zien” ditën e sotme nga lajmi, duke shtuar se  shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.




Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Gazeta Shqiptare kontaktoi me aktoren, e cila nuk mohoi lajmi, por tha se do të fliste në një moment tjetër për të gjithë historinë. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes tyre.

Megjithatë prej disa kohësh munguan postimet e çiftit. Madje Rudina pak nga pak largoi të gjitha fotot që kishte me babain e vajzës së saj.  Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.