BLUETOOTH

Sa e veçantë! Jonida Maliqi bën tatuazh të ri bashkë me Romeo Veshajn

18:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Jonida Maliqi ka rënë gjithmonë në sy për pamjen e saj. Jo vetëm stili në veshje, por edhe tatuazhet në trup e kanë bërë më të veçantë këngëtaren, e cila ndjek gjithmonë trendet më të fundit të modës. Së fundmi, ajo i ka shtuar një tjetër tatuazh trupit të saj, të cilin na e ka treguar në ‘Instastory’. Jonida ka shkruar në pjesën e krahut vitet e lindjes së familjarëve të saj, në formën e trungut familjar. Padyshim, ky është një ndër tatuazhet më të veçantë, ku këngëtarja tregon dashurinë e madhe që ka për familjen. Teksa bënte tatuazhin, Jonidën e shoqëroi edhe partneri i saj, Romeo Veshaj.




Ai publikoi një foto ku tregoi se ndodhej në të njëjtën studio, ndërsa po bënte edhe vetë një tatuazh. Dyshja është përfolur prej kohësh për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën duket se po e shijojnë në maksimum. Madje, gjatë një interviste Romeo u shpreh se kishte rënë për herë të parë në dashuri me vajzën në të cilën ishte aktualisht në një lidhje, domethënë me Jonidën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.