AKTUALITET

Shifra e re/ 68 të plagosur në Tiranë e Durrës, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar

19:33 - 21.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të dhëna shqetësuese vinë lidhur me pasojat e tërmetit në Tiranë.  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 68 qytetarë.

53 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë.

Manastirliu: Aktualisht te Trauma janë 21 qytetarë. Nga momenti i tërmetit janë 53 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Situata është e qetë.

Në Shqipëri një tërmet i fortë goditi sot pasdite vendin pak pas orës 16.00 të pasdites. Tërmeti me epiqendër në Detin Adriatik vetëm pak kilometra nga qyteti i Durrës ishte i një magnitude 5.8 të shkallës Richter dhe intensitet prej 7.5 ballësh.

Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të vendit, ku qytetarët kanë dalë menjëherë nga banesat në frikësuar duke qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë. Goditja e parë e tërmetit u pasua dhe nga disa të tjera me intensitetit më të ulët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.