Show-Bizz

Shkëlqen Jennifer Lopez/ Mbyll shfaqjen me veshjen e Versaces të para 20 viteve

09:50 - 21.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jennifer Lopez sapo i ka mbushur 50 vjeçe por këngëtaren edhe një 20-vjeçare e ka zili. Ylli i Hollyëood-it mbylli shfaqjen e Versace-s në Javën e Modës në Milano dhe të gjithë kanë mbetur me gojë hapur.




Këngëtarja u shfaq e veshur me fustanin ikonik Versace që kishte veshur 20 vite më parë, në natën e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, me një version të rikrijuar

Ndonëse kanë kaluar dy dekada që kur e veshi për herë të parë, Jennifer dukej e njëjta me atë të vitit 2000. Fustani Versace me printe tropikale është quajtur nga Lopez si “momenti i saj më i madh në fushën e modës”.

Sapo 50-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me të, kamerat dhe sytë e të gjithëve u kthyen tek ajo duke shkaktuar të njëjtin efekt si 20 më pare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.