AKTUALITET

Tërmeti i fuqishëm, lëndohet një grua tek zona e ish-Bllokut në Tiranë / FOTO

16:32 - 21.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet i fuqishëm prej 6 ballësh ka goditur vendin tonë në orën 16:05 minuta. Godinat janë lëkundur nga themelet. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme materiale. Raporti i fundit nga mediat e huaja është si më poshtë.Tërmeti ka goditur sërish fuqishëm në orën 16:16 minuta.




Qytetarët kanë nxituar të dalin jashtë për të shmangur rrezikun. Ndërkohë në zonën e Bllokut një grua e cila ka qenë duke dalë nga banesa në momentin e lëkundjes ka pësuar dëmtime. Ajo është dërguar me ambulancë në spital.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa kjo shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

Mësohet se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.

Presidenti Ilir Meta paralajmeroi pak jave me pare rrezikun e termeteve apokaliptike, por qeveria u tall me kete paralajmerim nepermjet ministres Elisa Spiropali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.