SPORT

Trajneri i Kukësit, Duro e përgatit anti-Tiranën duke kujtuar… gabimet e gjyqtarëve

18:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në dy javët e fundit, Kukësi ka marrë 1 pikë, barazim me Laçin 1-1 në Shkodër, e konsideruar si ndeshje shtëpie dhe humbje në Ballsh javën e shkuar. Natyrisht që trajneri Duro nuk është aspak i kënaqur me këtë ecuri, por ndalet edhe te gjykimet. “Ndeshjet janë ndryshe nga njëra-tjetra. Vijmë nga një humbje në Ballsh. Pavarësisht mungesave të Mustës dhe Etemit, kemi lojtarë vendimtarë si Abazaj e Gavazaj, që në të tilla sfida e ndihmojnë skuadrën.




Kështu që me Tiranën nuk ka justifikim, duhet që ta fitojmë ndeshjen. Nuk është aspak e lehtë, por ne jemi Kukësi dhe kemi synimet tona”. Duro ankohet për gjykimet në ndeshjet e fundit, ndonëse skuadra ka qenë larg pritshmërive, duke ditur edhe investimet kolosale që janë bërë nga presidenca këtë sezon, me kualitete nga tregu vendës dhe i huaj: “Në dy ndeshjet e fundit krahas lojës jo të mirë të skuadrës, ka ndikuar edhe gjykimi. Në Ballsh nuk na janë dhënë dy penallti, e po ashtu edhe me Laçin, ndërsa kemi parë indiferentizëm të arbitrave”, – tha trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, një ditë para sfidës me Tiranën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.