SPORT

Trajneri i Partizanit, Lerda: Kemi më shumë presion se të tjerët. Dua fitore ndaj Bylisit

15:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund të këtë disa ndryshime, por më parë duhet të vlerësoj gjendjen fizike të lojtarëve, duke ditur që kemi luajtur të mërkurën në Kupë. Gjithçka do ta vlerësoj gjatë ditës së nesërme dhe mendoj se do të ndryshojë diçka në organikë. Bylisi është një skuadër që do të ketë vëmendjen maksimale nga ne. E kam ndjekur në dy takimet ndaj Skënderbeut dhe Kukësit. Ne duhet të bëjmë një ndeshje shumë agresive, duhet të kemi shumë durim, pasi ata vrapojnë shumë, por në fund duhet të marrim tri pikët dhe të kemi sukses, pasi është një kundërshtar delikat. Kur luan për Partizanin dhe je kampion, ke më shumë presion se të tjerët.




Partizani sezonin e shkuar kishte më pak presion se ky i sivjetshëm, pasi nuk u nis me objektivin e titullit kampion. Ndërsa ne duhet ta mbrojmë titullin. Kjo cilëson edhe presionin që ka skuadra dhe të gjitha ekipet përballë kampionëve duan të fitojnë. Ne kërkojmë të bëjmë më të mirën, të fitojmë gjithmonë. Ne si staf kërkojmë të përmirësohemi. Tifozët paguajnë biletën dhe kanë të drejtë të na gjykojnë dhe kritikojnë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.