SPORT

Xhampaolo: Konten e njoh mirë, dua fitoren

17:00 - 21.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuqezinjtë shpresojnë t’i japin fund “thatësirës” që zgjat prej shumë sezonesh ndaj rivalëve të qytetit. Trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo, deklaron se e njeh mirë lojën e Kontes dhe shpreson nga skuadra e tij që nesër të bëjë një ndeshje të mirë dhe të sigurojë fitoren. “Çdo ndeshje është rëndësishme që ne të tregojmë lojën tonë. Duhet të bëjmë një ndeshje shumë të mirë, pasi jemi përgatitur gjatë gjithë javës. Ambicia jonë është të luajmë mirë dhe të fitojmë.




Gjithmonë kjo ka qenë ambicia ime. Të fitosh ju ndihmon të ecni përpara, për mua ju duhet të fitoni dhe të bindni me lojë. Ne punojmë për këtë. Konten e njoh mirë atë. Tek Interi ai po praktikon një futboll ndryshe. Ne nuk jemi përballur kurrë me njëri-tjetrin, por unë i di idetë e tij të futbollit”, theksoi ndër të tjera Xhampaolo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.