Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman DAAD ofron edhe këtë vit bursa për qëndrime afatgjata dhe afatshkurtra studimi në Gjermani. Për këto bursa mund të aplikojnë studentë, absolventë si dhe shkencëtarë të të gjitha fushave:
- Bursa për kërkime shkencore për akademikë, për doktorantë, shkencëtarë të rinj, si edhe ish-bursantë të DAAD-së
- Bursa studimi për absolventë të të gjitha fushave (master)
- Bursa studimi për artistë
- Bursa për frekuentim të kurseve verore për studentë nga të gjitha degët që kanë njohuri të gjuhës gjermane
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit është:
- 30.09.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Arkitekturë
- 15.10.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Muzikë
- 31.10.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Performing Arts
- 15.11.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për të gjitha degët e tjera
- 30.11.2019 direkt në zyrën e DAAD-së në Bonn për degën Film, Design, Fine Arts
- 01.12.2019 pranë Ambasadës Gjermane për kurset verore
Informacione për ofertat e mësipërme, kushtet e aplikimit, procedurat dhe formularët mund t’i merrni në faqet e mëposhtme:
web: www.daad.de facebook: DAAD Lektorat Albania
Katharina Franz [email protected]
(Lektore e DAAD-së në Tiranë,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kati II,
Universiteti i Tiranës)
Shfaq Komentet (0)