Kryesore

Eshtë nën rikonstruksion, por ja si është dëmtuar xhamia e Et’hem Beut në Tiranë

21:50 - 23.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në muret e pikturuara që e karakterizojnë këtë xhami vihen re krisje, që sipas ministres së Kulturës, Elva Margariti janë të papërfillshme pasi nuk prekin strukturën e ndërtesës. Ajo thotë se shumë shpejt këto dëme do të restaurohen.




“Një nga monumentet simbol të Tiranës, Xhamia e “Ethem Beut” nuk paraqet dëmtime pas tërmetit të djeshëm. Pas inspektimit, vihet re që nuk ka asnjë dëmtim në strukturë. Janë hasur disa krisje të lehta, rënie stukosh, të cilat do të eliminohen, tashmë që xhamia është në proces restaurimi.

Me hapjen e çatisë do të bëhen qepje dhe injektime. Fatmirësisht, kjo vepër e trashëgimisë sonë kulturore qëndron stoike”, shkruan ministrja Margariti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.