AKTUALITET

Tërmeti/ Çim Peka në kërkim nga policia? Erjon Braçe: Ai po fshihet, i bëj thirrje…

22:30 - 23.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas lajmit të shpërndarë nga portali Syri.net për tërmetin, drejtori i kësaj medie, Çim Peka eshte ftuar nga policia per t’u marre ne pyetje. Lajmin e ka bërë të ditur, zv/kryeministri i vendit Erion Braçe në studion e Eni Vasilit, ‘Open’.




Ne dijenine time drejtuesi i ketij portali eshte fshehur. I bej thirrje te paraqitet ne polici. Policia ka nevoje per deshmine e atij njeriu dhe ky njeri duhet te paraqitet atje. Nuk eshte pune gazetaresh kjo histori. Kjo ngjarje nuk ka nisur sot ne ate portal. Kane gjashte jave qe e kane bere personazh duke ja transformuar ato qe thote neper intervista, sizmiologut grek” ka thënë Braçe.

“Jam i ashpër sepse kjo krijoi një kaos. Me vinin sms me atë lajm dhe foto e cila u përhap nga edhe si foto në rrjetet sociale. Jam i ashpër sepse u krijua një trafik ku nuk lejonte të kalonte policia, zjarrfikësja, ambulnca për të t’i dhënë ndihmën dikujt.”- u shpreh Braçe.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë lajm ku thuhej se një tërmet i madh do të godiste vendin tonë madje parashikohej edhe ora, gjë e vështirë shkencërisht.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme u shoqërua gazetari i Syri.net, Aurel Rakipllari, sot janë marrë në pyetje kryeredaktori i i portalit, Artan Cena së bashku me  Ermal Rizain dhe Gelsi Bakollarin. Përpos gazetarëve të portalit,  mbrëmë u shoqërua edhe gazetarja e ‘Shekullit’ Daniela Grica. Dy gazetarët, Rakipllari dhe Grica po dyshohen si përhapësit e lajmit se në orën 23:30 do të bjerë një tërmet të fuqishëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.