SPORT

Gol me roveshatë dhe përmbysje dramatike, Beloti zhyt në krizë Milanin e Xhampaolos

23:39 - 26.09.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përballje dramatike! Torino përmbys Milanin me rezultatin 2-1 dhe zhyt në krizë kuqezinjtë. Skuadra e Xhampaolos arriti ta mbyllte pjesën e parë në avantazhin 0-1, falë golit të Piontek me 11-metërsh.




Një pjesë e parë që u dominua nga milanistët, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Torino e Maxarit, arriti të përmbyste sfidën duke realizuar 2 herë me kapitenin Beloti, një me gjuajtje nga jashtë zone, ndërsa tjetri me roveshatë brenda zonës.

Pavarësisht disavantazhit, Milani nuk u dorëzua, teksa provoi të barazonte shifrat me Kesi dhe Piontek, të cilët shpërdoruan në fundin e ndeshjes 2 raste të arta shënimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.