SPORT

Të dielën ‘derby’/ Inter-Juventus vendos rekordin e ri në historinë e “Serie A”

18:43 - 04.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inter-Juventus është gati të regjistrojë një rekord të ri në Serie A: klubi zikaltër ka njoftuar që, ashtu si parashikohej, stadiumi të jetë i tejmbushur, me më shumë se 75.000 persona për një arkëtim prej 6,5 milionë euro mes kuotave të abonimeve, biletave e shërbimeve të mikpritjes. Do të jenë në fakt mbi 100 kombësitë e përfaqësuara në shkallët e stadiumit, me më shumë se 20% të biletave të blera jashtë kufijve të Italisë, për një ndeshje që do të transmetohet në më shumë se 200 shtete.




Ajo e të dielës në mbrëmje do të jetë Derbi i Italisë numër 236°, nga të cilët 172 janë luajtur në Serie A: 46 janë fitoret e Inter, 82 ato të Juventus me 44 barazime (i fundit në prill, 1-1 me gola të Nainggolan e Cristiano Ronaldo. I njëjti rezultat edhe në derbin e luajtur në International Champions Cup në korrik, fituar më pas me penallti nga bardhezinjtë).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.