Sociale

Tjetër risi nga DPSHTRR për vërtetimin nga RBS/ Jo më radhë në banka, apo komisione ekstra

13:00 - 05.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se duke filluar nga data 14 tetor çdo pagesë për vërtetimin nga RBS do të kryhet direkt në arkat dhe sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Kjo do të sjellë evitimin e radhëve nëpër banka si dhe heqjen e komisioneve ekstra në pagesë (bankat më parë merrnin 150-300 lekë komision), vazhdon njoftimi. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka dakordësuar me RBS që komisioni për shërbimin (5% që do shkojë për arkën e DPSHTRR) nuk do t’i shtohet më qytetarit, por do mbahet brenda tarifës zyrtare prej 1400 lekësh – shkruan njoftimi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.