20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 6 Tetor 1999/ Specialët e Vlorës në votën e Tiranës

07:00 - 06.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
  • Provokacion në Konferencë

Malaj: I ka sjell ministri Poçi




Specialet e Vlorës në votën e Tiranës

Një ngjarje e papritur dhe e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Konferencën më të rëndësishme të socialistëve të Tiranës. Rreth 12 specialë të armatosur të FNSH së Vlorës janë shfaqur në ambientet e TOB-it dhe kanë tentuar të kontrollojnë delegatë e deputetë në hyrje të Pallatit të Kulturës. Incidenti nën formën e një provokimi do të përfundonte pas ndërhyrjes së deputetit dhe ish-ministrit të Financave Arben Malaj, i cili nuk ka nguruar të akuzojë vetë ministrin aktual të Rendit Spartak Poçi duke lënë të kuptojë se prania e tyre ishte një provokim me qëllime presioni dhe se nuk do të mund të kuptohej pa urdhrin e tij.

 

  • Udhëtimi i nënkolonelit anglez

Morrat në kadifet e Ali Pashait

Në vend që ta ndërrojnë dhe ta lajnë, e mbajnë mbi zjarr që të bien morrat, të cilët kërcasin duke rënë në prush. Prandaj edhe mbi minderin e Aliut, në kadifet e qëndisura, shumë herë ecin morrat, se pranë pashait afrohet çdo farë njeriu.

 

  • Policia ndërtimore lëshon alarmin

Skandal në Durrës: Ndërtimet e reja pa përmasa sizmike

 

  • Ditë e arratisë së Kadaresë

“Natë me hënë” dhe përse u bllokua një dramë

Regjisori Edmond Budina, në një letër anonime u kërcënua hapur për eleminim fizik dhe pasoja të tjera tragjike në familje, nëse do të vazhdonte të jepte shfaqjen. Po kështu edhe Yllka Mujos i është shkruar me fjalët: Do të ta shtypim kokën ty që ironizon me idealin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.