Horoskopi

Horoskopi i datës 6 Tetor 2019

00:00 - 06.10.19 Gazeta Shqiptare



Nuk do mungojnë idetë e reja dhe energjia e duhur për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe për të kaluar një ditë sa më të këndshme. Sa i përket anës financiare, nuk do të keni ndryshime. Beqarët e kësaj shenje nuk do të ndihen të vetmuar, por mos i humbisni shpresat dhe nëse keni një ndjenjë të veçantë për dikë mos hezitoni ta shprehni.

Situatat spontane do t’ua bëjnë ditën edhe më të këndshme. Ka gjasa që një takim rastësor me një mikun tuaj të vjetër, t’ju ngjanë mjaft kujtime. Mos hezitoni të shkoni në një event, për të cilin jua kanë bërë ftesën ditë më parë.

Ka gjasa të ndiheni pak të tensionuar gjatë ditës së sotme. Megjithatë, mos lejoni që probleme të vogla t’ju prishin ditën tuaj. Përpiquni të jeni të qetë dhe diskutoni me miqtë apo me familjarët tuaj, pasi mbështetja tek ta do ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj.

Duhet të gjeni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar, pasi lodhja mund t’ju çojë drejt pesimizmit. Gjendja juaj financiare do të përmirësohet, megjithatë nuk do të keni mundës të realizoni plotësisht projektet që ju dëshironi. Fëmijët do t’ju kërkojnë më shumë vëmendje.

Sot do të ndiheni shumë të lumtur. Do të keni energji mjaftueshëm për t’u argëtuar gjatë ditës. Nëse dikush iu jep një ide të guximshme rreth diçkaje, mendojeni mirë dhe mos e refuzoni. Ecni përpara dhe ndiqni instinktet tuaja.

Mos humbisni kohën duke qëndruar në shtëpi. Përpiquni ta shfrytëzoni ditën maksimalisht për të përfunduar ato çfarë nuk keni mundur të realizoni gjatë ditës. Nëse dikush ju kritikon, mos u shqetësoni dhe kthejeni këtë situatë në shaka.

Marrëdhëniet tuaja shoqërore do të jenë për më së miri. Planet për të ardhmen mund të jenë të pasigurta, por mos u shqetësoni për to tashmë. Është e rëndësishme të shfrytëzoni çdo mundësi që iu del përpara dhe të përqendroheni tek e tashmja.

Gjatë ditës së sotme do të ndiheni shumë optimist. Gjithçka do t’ju shkojë mbarë si në jetën personale ashtu edhe ne atë profesionale. Personat që janë në një lidhje, do të kalojnë një të diel të qetë, ndërsa beqarët e kësaj shenje këshillohen që të sot të mos bëjnë deklarata dashurie.

Nëse bëheni subjekt i kritikave nga miqtë dhe familjarët për veprimet tuaja, mos u irritoni. Merrini për bazë këshillat e tyre dhe mendoni me kujdes rreth veprimeve tuaja.

Nëse dëshironi të kaloni një ditë të qetë me familjen duhet të rregulloni patjetër axhendën tuaj. Do ta ndjeni të nevojshme të bisedoni me familjarët. Mos u shqetësoni nëse refuzoni ftesën e dikujt. Fillimisht duhet të mendoni për veten tuaj.

 

Përpiquni të distancoheni nga debatet mes miqve apo kolegëve. Mbani një qëndrim neutral duke mos u përfshini në çështjet që nuk ju takojnë. Rekomandohet t’i kushtoni më shumë kohë vetes dhe të relaksoheni.

Bëni kujdes me dietën ushqimore, pasi ekziston mundësia të mos ndiheni mirë. Personi që keni pranuar në jetën tuaj mund t’ju zhgënjejë. Përpiqu të angazhohesh me diçka tjetër, në mënyrë që kjo gjë mos t’ju prishë ditën.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *