Kosova

Partia e Thaçit e treta/ Kadri Veseli e pranon humbjen, PDK-në e çon në opozitë

23:35 - 06.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, s’ka ofruar dorëheqje pse e ka nxjerrë partinë të tretën. Ai ka thënë se do të shkojë në opozitë.




Veseli ka thënë se kanë punuar shumë por s’kanë arritur të fitojnë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne e pranojmë humbjen, PDK-ja do të kalojë në opozitë”, ka thënë Veseli.

Ai ka uruar fituesit, teksa ka thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë.

PDK-ja ka dalë e treta në këto zgjedhje me rreth 20 për qind të votave.

Prej vitit 2007 është në pushtet.

Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK-në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa ka humbur edhe shumicën e komunave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.