Horoskopi

Horoskopi i datës 7 Tetor 2019

00:00 - 07.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kjo do të jetë një ditë mjaft intensive. Qëndroni të përqendruar tek ajo që është me të vërtetë e rëndësishme për ju dhe u kapeni pas gjërave të vogla. Një lidhje dashurie mund të lindë sot.

Nëse ju dhe bashkëshorti juaj nuk jeni ndjerë shumë të lumtur gjatë këtyre ditëve, sot ju do të keni argëtim të çmendur. Ekziston mundësia që të kaloni momente të bukura duke bërë blerje.

Ju jeni një ëndërrimtar. Të gjithë ju duan për këtë, por sot aspektet planetare kërkojnë praktikë. Ka çështje personale për të zgjidhur dhe nuk ka asnjë të mirë që ta mbani kokën në re. Kjo është një kohë për t’u përqendruar te dashuria.

Sot është e rëndësishme që të merrni vendimet tuaja dhe t’i mbroni ato. Ju e dini se çfarë është më e mira për ju dhe të gjithë të përfitojnë kur veprojnë sipas bindjeve të veta. Nuk është koha për të qenë të dëshpëruar.

Keni bërë progres gjatë këtyre javëve të fundit, veçanërisht në ato fusha, të cilat ju kanë shqetësuar. Është një person rreth jush, misioni i të cilit duket të jetë që t’ju bëjë të shpërtheni nga nervat. Mos bini në këtë kurth!

Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit në jetën tuaj. A i keni dhënë kohë vetes për të menduar mbi gjitha këto zhvillime? Është e mundshme që të ketë ndryshime të mëdha në punë. Qëndroni të përqendruar, në vend që të shqetësoheni për ngjarjet mbi të cilat nuk keni kontroll.

Kjo nuk është koha më e gëzuar, sepse çështjet e rëndësishme ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Është veçanërisht e rëndësishme që ju të bëni një përpjekje tjetër, duke mos hequr dorë lehtë.

Familja dhe miqtë mund të duken të ngadaltë ndaj një kërkese që keni pasur ndaj tyre. Mos u shqetësoni, sepse çdo gjë kërkon kohën e vet. Energjia planetare ju favorizon në fushën e biznesit.

Ju jeni tepër produktivë, me aftësi të fortë biznesi. Sidoqoftë, kohët e fundit mund të jeni ndier të pakënaqur me çfarë ju ka ndodhur në jetë. Ndërsa shikoni përreth, mund t’ju ketë lindur dëshira që të keni më shumë pasuri. Mos e ndiqni këtë linjë mendimi.

Mos u përpiqni që t’i bëni gjërat me detyrim. Konfigurimet planetare të sotme do t’ju detyrojnë që më në fund të filloni të transformoni ëndrrat tuaja në realitet. Keni një kohë të gjatë pa bërë progres, e gjitha kjo është gati të ndryshojë.

 

Ky është fillimi i një periudhe emocionuese në jetën tuaj të dashurisë. Të dy jeni gati për diçka të madhe. Ndiqni instinktet tuaja, sepse do t’ju udhëheqin aty ku duhet të shkoni. Edhe financat duken në rrugën e duhur.

Keni një mendje të mprehtë analitike, që ju ka shërbyer mirë në biznes. Fatkeqësisht kjo karakteristikë nuk ju shërben gjithmonë në jetën personale. Merrni pak më shumë kohë për të reflektuar mbi ngjarjet e javëve të fundit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.