KULTURË

Margariti nis konsultimet për planin menaxhues të Butrintit

18:00 - 07.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka njoftuar se ka nisur tashmë faza e konsultimeve publike për Planin e menaxhimit të Butrintit.
“Pas një pune të gjatë hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm për të ardhmen e Parkut të Butrintit dhe gjithë zonës përreth. Së bashku me përfaqësues të Fondit Amerikan për Zhvillim nisëm fazën e konsultimeve publike për Planin e Menaxhimit të Integruar të Butrintit. Jo vetëm trashëgimi kulturore, por edhe pasuri natyrore dhe potencial në lëmë të agrikulturës. Prezantuam dhe dëgjuam mendimet e pushtetit lokal, komunitetit vendas, arkeologëve dhe operatorëve turistikë në Sarandë e Butrint. Synojmë që Butrinti të kthehet në një model, që të mund të replikohet edhe në parqet e tjera”, thotë Margariti.




Kujtojmë se mungesa e këtij plani ra në sy sidomos gjatë debatit të madh për ndërtimin e ambienteve të shërbimit nga ish-ministrja Mirela Kumbaro. Aoskohe, kthimi i kthinës së arkeologëve në një ambient shërbimi ku ofroheshin ushqime dhe facilitete u kritikua për mënyrën se si u bë dhe vetë formën që mori struktura (xham, metal shtesë ndërtimit ekzistues, zgjerim i hapësirës së shërbimit përtej gjurmëve të murit të godinës së arkeologëve), duke qenë se ndërtime të caktuara ndalohen në parqe e zona si Butrinti. Atëkohë, edhe UNSECO u gjet a pa paralajmëruar dhe një përfaqësuese e tij bëri me dije se kur është njoftuar ka kërkuar informacion shtesë. Ndërhyrja e mësipërme u bazua mbi një udhëzim për këndet e shërbimit SAL- suvenire, art, libra. Për nga rëndësia, ky plan që po diskutohet tashmë nga Margariti, mund të krahasohet me një ‘plan urbanistik’ për qytetet- çka do të thotë se përcaktohet qartë e ardhmja. Mbetet për tu parë se si do të marrë udhë jo vetëm konsultimi si fazë e parë, por ajo që mbetet më e rëndësishme, plani menaxhues. Më herët ka pasur ‘protesta’ nga banorët e zonës që shisnin produkte artizanale për turistët që e vizitonin parkun për shkak se rrezikohej largimi i tyre.(fa.ni)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.